26 Maj 1952, lindi gazetari dhe analisti Lulëzim Çota

Në Tiranë, më 26 Maj 1952, u lind gazetari dhe analisti për problemet ndërkombëtare Lulëzim Çota. Pas diplomimit në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, punoi në redaksinë e jashtme të “Zërit të Popullit”. Gjatë viteve 1992- 2002, ishte korrespondent dhe analist për Ballkanin dhe Shqipërinë në Agjensinë UPI (United Press International). Më pas, ka qënë korrespondent i gazetës portugeze “Publico”, analist për çështjet shqiptare në gazetën bullgare, “Standart” dhe specialist në Drejtorinë e Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare