Arbëreshët e Italisë në Shtetet e Bashkuara, më 26 Janar 1929, nxorrën numrin e parë të gazetës së tyre “Albania”. Ajo dilte në Nju Jork një herë në dy javë dhe trajtonte probleme politike, shoqërore, kulturore e letrare. Botonte lajme e njoftime nga jeta e arbëreshëve të Kalabrisë dhe Siçilisë nga Shqipëria dhe veprimtari të kolonive shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1940 u kthye në një revistë të përmuajshme.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë




