Senati i Raguzës, për të krijuar një klimë sa më të favorshme për aleancën me Gjergjin e II Balsha dhe me princa të tjere shqiptarë, kundër rrezikut të sulmeve osmane, me vendimin e datës 26 Gusht 1388, ndaloi shitblerjen e shqiptarëve nga të huajt, në territorin e Republikës. Po me këtë vendim, u liruan të gjithë shqiptarët e kapur nga raguzianët.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Janar 1862, lindi Bajram Curri, tribun i vegjëlisë
-
16 Janar 1910, vdiq në burg patrioti Vasil Negovani
-
16 Janar 1920, letër e Luigj Bumçit për Konferencën e Paqes
-
16 Janar 1947, u lind gazetari dhe publicisti kosovar Hasan Mal Hasani
-
16 Janar 1967, u krijua Estrada e Ushtarit, trupë profesioniste e ushtrisë shqiptare