Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili

Më 25 Prill 1911, u vra pabesisht atdhetari Rushit Dine Halili. U lind në Konispol, më 1850, në një familje çame patriote. Bashkëpunëtor i afërt i Rilindasit të ndritur Hasan Tahsini, ai zhvilloi një veprimtari të dendur, për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare tek shqiptarët. Në vitin 1895, shtëpia e tij në Konispol, u kthye në nje klub të fshehtë, në një mësonjëtore, ku të vegjël e të rritur, mësonin fshehurazi të shkruanin e të lexonin gjuhën e tyre amtare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version