Sekretari i kabinetit të Kontit Ciano, Karlo De Ferari, më 25 Mars 1939, niset për t’i dorëzuar Ahmet Zogut, “Projektin për Paktin e Protektoratit”. Ja si e përshkruan në ditarin e vet Ministri i Jashtëm fashist këtë ngjarje: “S’është e mundur akoma të parashikohet, shkruan ai, si do të jetë zhvillimi i ngjarjeve, por duket e mundshme që Zogu do të nënshtrohet. Veç të gjithave është një fakt familjar të cilit i kam shumë besim, lindja e shpejtë e një fëmije. Zogu e do gruan e në përgjithësi gjithë familjen. Besoj se do të preferojë t’u sigurojë farefisit të vet një të ardhme qetësie. Dhe çiltërsisht, nuk e imagjinoj dot Geraldinën, me barkun nëntë muajsh, të shtegëtojë duke luftuar nëpër malet e Matit e të Mirditës”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Janar 1822, lindi Jani Vreto
-
14 Janar 1896, shoqëritë patriotike shtrijnë degët nga Kostandinopoja në Egjipt
-
14 Janar 1847, thirrje për kryengritje e Josif Bagerit për popullin shqiptar
-
14 Janar 1920, “Çështja e Adriatikut”, një plan për ta copëtuar Shqipërinë
-
14 Janar 1921, doli në Elbasan numri i parë i revistës “Shkumbini”



