Me rastin e 300 vjetorit të vdekjes së Shekspirit, në Boston të Amerikës, u botua në shqip tragjedia e “Otellos”. Me këtë rast, gazeta “Dielii” shkruante më 25 Maj 1919: “U mbarua së shtypuri tragjedia e “Otellos” prej dramatistit më të madh të botës pas Krishtit, Ëilliam Shakespear, e shqipëruar prej inglishtes, në vjershë prej At Fan Nolit. Kjo është vepra e parë klasike, që kthehet nga inglishtja në shqip. Shqiptarët e Amerikës duhet të jenë kryelartë, që kjo vepër me rëndësi u shtyp prej VATRËS, e cila nuk dëshëron që të jetë e para vetëm në fushën e politikës, po edhe në fushën e letrave të bukura.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Mars 1578, Onufri pikturoi kishën në kalanë e Beratit
-
5 Mars 1905, lindi boksieri i famshëm shqiptar Rafail Dishnica
-
5 Mars 1908, çeta e Çerçiz Topullit bëri luftë të rreptë në Mashkullorë
-
5 Mars 1919, gazeta “Dielli” shkruan: shpresat e Shqipërisë mbeten vetëm tek Amerika
-
5 Mars 1927, u formua kabineti i Ahmet Zogut
