Në Izmir të Turqisë u lind, më 25 Maj 1907, juristi, pedagogu dhe përkthyesi, Fejzi Dobi. Në vitin 1922, u kthye në Atdhe dhe pas përfundimit të Liceut të Korçës, ndoqi Fakultetin Juridik në Akademinë e Lionit, në Francë. Në Shqipëri, dha mësim në Gjimnazin e Shkodrës dhe më pas në Liceun e Korçës dhe njëkohësisht, shkruante dhe përkthente. Ai pruri në shqip “Letrat persiane”, të iluministit francez Sharl Monteskje. Gjatë viteve të pushtimit punoi si jurist në Lushnjë dhe më pas, u transferua në Kosovë, ku punoi në Prishtinë. Pas çlirimit, punoi si përkthyes në Konsullatën Turke në Tiranë e në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitin1951, shpallet element kundër pushtetit popullor. Pas reabilitimit, punoi si përkthyes e jurist, deri sa doli në pension.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Shkurt 1868, traktat i fshehtë Greko-Serb, për copëtimin e Shqipërisë
-
16 Shkurt 1912, lindi në Gjirokastër shkrimtari Zihni Sako
-
16 Shkurt 1918, Komanda Franceze i dha fund autonomisë së Korçës
-
16 Shkurt 1920, komunikatë e Shqipërisë për Konferencën e Paqes; gati ta mbrojmë Atdheun me jetët tona
-
16 Shkurt 1976, u nënëshkrua marrëveshja për mbrojtjen e detit Mesdhe
