Hasan Ceka, nja nga arkeologët e parë shqiptarë, u lind në Elbasan, më 25 Gusht 1900. Që në fëmijëri, përveç shkollës, eshtë marrë me veprimtari kulturore dhe teatrore. Shkollen e mesme dhe të lartë e kreu në Austri. Pas diplomimit për histori dhe arkeologji, në Universitetin e Vjenës, u kthye në Atdhe dhe u emërua arkeolog pranë bërthamës së Muzeut arkeologjik, që ishte ngritur në Bibliotekën Kombëtare. Kreu funksione të ndryshme në Ministrinë e Arsimit, por fat i veçantë për të, ishte bashkëpunimi në gërmimet arkeologjike në Apolloni, me arkeologun francez Leon Rej dhe më pas, në Butrint me arkeologun italian, Luigji Ugolini. Pas çlirimit, me krijimin e Muzeut Arkeologjik dhe të Institutit të Shkencave, punoi në këto institucione kryesisht për sistemin numizmatik të Shqipërisë dhe njëkohësisht drejtoi punimet dhe gërmimet në Pojan. Hasan Ceka, është autor i shumë shkrimeve me karakter historik dhe shkencor të botuar në organe të tilla si, “Përpjekja shqiptare”, “Hylli i dritës”, “Illyria”, në Buletinet e institutit të Shkencave “Shkenca dhe jeta”. Më 1965, botoi librin “Probleme të numazmatikës ilire” dhe ka lënë në dorëshkrim “Monedhat e Apollonisë dhe Dyrrahut”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Shtator 1621, Pjetër Budi i shkruante kardinalit Gacadini; pavarësisht nga gjëndja e rëndë nën zgjedhën dhe ndasitë fetare, shqiptarët janë gati të luftojnë
-
15 Shtator 1821, Salvadori dhe Hondurasi, vënde mike me ne, kremtojnë sot festën kombëtare
-
15 Shtator 1878, Lidhja Shqiptare e Stambollit, shpall në gazetën “Terxhumani shark” të Sami Frashërit programin 7 pikësh
-
15 Shtator 1897, lindi Fuad Asllani, diplomat i shquar
-
15 Shtator 1904, doli në Romë “Lajmëtari i Shqypnisë”, revistë e drejtuar nga Gaspër Jakova-Mërturi