Më 25 Dhjetor 1907, u lind artisti i shquar shqiptar Kristaq Antoniu. Karrierën artistike e nisi në Bukuresht. Që kur ishte student i pedagogut shqiptar të kantos Mihail Toskani, filloi xhirimin e suksesshem të filmave artistikë, duke u bërë një ndër pionerët më të shquar të kinematografisë rumune. Ai ishte protagonist ne filmat e parë pa zë të kinematografisë rumune. Në atdhe ai u shqua për bashkëpunimin e ngushtë me Radio-Tiranën, si interpretues i muzikës klasike dhe këngëve tona. Me krijimin e Filarmonisë, Teatrit të Operas dhe Baletit dhe institucioneve arsimore muzikore, u hapën fushata të gjera për shpalosjen e aftësive dhe talentit të Kristaq Antoniut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.

