Diplomati Kujtim Hysenaj u lind më 24 Nëntor 1947. Kreu studimet për gjuhën frënge dhe jurisprudencë. Në Shërbimin Diplomatik Shqiptar, hyri në vitet 70-të. Në vitin 1971, u përfshi në delegacionin në Konferencën e Përgjithëshme të FAO-s (Organizata Ndërkombëtare e Bujqësisë), ku vëndi ynë u pranua si anëtar i saj. Po kështu, ai ishte pjestar i disa delegacioneve qeveritare në Sesionet e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së. Për vite me rradhë kreu detyrën e këshilltarit në Misionin Shqiptar pranë OKB-së, në Nju Jork dhe në ambasadën tonë në Paris. Në vitin 1986, u emërua ambasador në Beograd dhe më 1992, këshilltar special i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Dhjetor 1903, lindi një nga martirët shqiptarë, Shezai Qemali
-
21 Dhjetor 1911, u botua fletorja politike e sociale “E drejta”
-
21 Dhjetor 1912, mërgimtarët tanë në Rumani urojnë Shpalljen e Pavarësisë
-
21 Dhjetor 1924, Legata Italiane raporton sulmin e armatosur të Ahmet Zogut
-
21 Dhjetor 1947, lindi gazetarja dhe shkrimtarja Ludmilla Pajo

