Më 24 Nëntor 1919, në Shkodër, u lind kryetari i Komitetit Musliman të Shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë, kleriku, atdhetari, dijetari, imami Vehbi Ismaili. Mësimet e para i mori në Shkodër, Krujë, Tiranë dhe u diplomua në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Kajros. Emigroi në SHBA, për drejtimin e punëve fetare. Atje ndërtoi xhamitë e para dhe në Korrik të vitit 1993, u zgjodh kryetar i Komitetit Musliman. U bë nismëtar i botimit të revistës “Thirrje Islamike”. Nga pena e tij kanë dalë 46 libra fetare, vepra origjinale dhe përkthime.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 korrik 2007, vdiq Violeta Manushi, Aktore e Madhe.
-
27 korrik 1904, lindi Gjon Shllaku, frat françeskan dhe mesues.
-
27 korrik 1983, lindi Lorik Cana, futbollist shqiptar.
-
27 korrik 1913, lindi ne Korçë Koço Gliozheni, mjek gjinekolog shqiptar.
-
27 Korrik 306, vdiq Kostanci I, perandor i Romës me prejardhje ilire