Brezi i kineastëve të vjetër shqiptarë, e kujton Sergei Jutkeviçin, që dha ndihmesën e parë për zhvillimin e kinematografisë shqiptare, madje shumë prej tyre, që ndoqën studimet e larta në Moskë, janë nxënës të tij. Jutkeviçi, i cili u nda nga bota e madhe e artit, më 23 Prill 1985, u shqua si regjizor, piktor dhe teoricien arti. Ai ka lënë një mori filmash dokumentarë dhe artistikë, që janë vlerësuar në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare. Sergei Jutkeviçi është regjizor i filmit “Luftëtari i madh i Shqipërisë — Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me të cilin mori çmimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, në vitin 1954. Për kontributin e tij në kinematografinë botërore, Sergei Jutkeviçi në vitin 1982, u laurua me çmimin Jubilar të Festivalit Ndërkombetar te Filmit në Venedik. Po atë vit, meritoi dhe 4 çmime shtetërore. Ka lënë një seri veprash për artin dhe kinematografinë, vepra kushtuar vendeve që ka vizituar dhe ku ka punuar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Dhjetor 1494, kryengritja shqiptare i detyron turqit të tërhiqen nga bregdeti
-
19 Dhjetor 1924, protestë e fuqishme e Pogradecit; peticion për Legatën Italiane
-
19 Dhjetor 1937, premierë në Shkodër e veprës “Ruba e Kuqe” të Ndre Zadesë
-
19 Dhjetor 1965, u themelua Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës
-
19 Dhjetor 1981, Mehmet Shehu u gjet i vetëvrarë në banesën e tij në bllok



