Hil Mosi, pedagog i shquar, gazetar, shkrimtar, u shua, më 22 Shkurt 1933. Pas diplomimit në Glagenfurt të Austrisë u kthye në Atdhe, ku zhvilloi një veprimtari të dendur patriotike dhe kulturore. Ishte delegate në Kongresine Manastirit më 1908, anëtar aktiv i “Komsisë letrare”, delegate në Kongresin e Lushnjës, përfaqësues i vendit tonë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920, deputet në Parlamentin Shqiptar gjatë viteve 1921-1923, një nga drejtorët e parë të Bibliotekës Kombëtare. Si pedagog ka dhënë mësim në shkollat e Korçës, në Normalen e Elbasanit dhe më vonë drejtoi Ministrinë e Arsimit. Shkrimet e para gazetareske i botoi në gazetat “Drita”, “Kombi”, “Shpresa e Shqypnisë”, etj. Në vitin 1909, ngriti në Korçë, shoqërinë e parë sportive “Vëllazëria”, në Shkodër klubin “Lidhja Kombëtare” dhe shoqërinë “Vaso Pasha”, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Mars 1592, arbëreshi Lek Matranga përktheu në shqip katekizmën “E mbesuame e kërshtere”
-
20 Mars 1752, lindi sulltani i Perandorisë Osmane Abdyl Hamiti I
-
20 mars 1802, letra e Ali Pash Tepelenës për mbretin e Sicilisë
-
20 Mars 1827, Bibla, libri më i lexuar në botë u përkthye e botua në shqip nga Vangjel Meksi
-
20 mars 1880, lindi në Vranisht të Vlorës patriot Sali Murati



