Më 22 Qershor 1926, u përurua kinema Theatër “Nacional”, e para kinema publike në kryeqytetin shqiptar. Një vit më parë, Hysen Beshiri, Xhuf Koljaka, Alqi Hobdari dhe Ferit Vokopola, patën ngritur shoqërinë e parë të kinemave në Shqipëri. Këto ishin dy ngjarje të rëndësishme në jetën artistike të vendit. Në vitet që pasuan, kinema “Nacional” dhe shoqëria kinematografike, hapën degët etyre në disa qytete, si në Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat e Gjirokastër, duke u bërë shoqëria me fuqishme në zgjedhjen, importin dhe shfaqjen e filmave në Shqipëri. Ajo ndikoi edhe në gjallërimin e jetës artistike, siç ishte sjellja e grupeve artistike nga jashtë, që jepnin shfaqje në kinematë e shoqërisë, angazhimi i arnatorëve shqiptarë për shfaqjen e skeçeve, kupleteve, parodive, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër


