Në korrik të vitit 1649, u lind në Urbin, aty ku ishte vendosur familja e tij, Gjon Françesk Albani, i cili në vitin 1700, u celebrua në Vatikan, si Papa i Romës, me emrin Klementi Xl. Ai është Papa i dytë me prejardhje shqiptare, që mbajti këtë post të lartë kishtar për 20 vjet. Papa i parë me gjak shqiptar ka qënë, Papa Eleuter. Në moshën 11 vjeçare, Gjon Françesk Albani, shkoi për të studjuar në Romë. U shqua si një njeri me vullnet dhe mëndje të ndritur. U bë kardinal në hierkinë kishtare nga Papa Aleksandri i VIII. Pas vdekjes së Inocentit të XII, hipi në fronin papnor. U shqua si dashamir i artit dhe i kulturës, si njeri human dhe zemër të madhe, ai pajisi dhe shtoi numërin e spitaleve, pasuroi bibliotekën e Vatikanit, meremetoi Panteonin, vuri në mbrojtje objektet e artit dhe të kulturës; njihet si ripërtëritësi i mjeshtërisë së lashtë të mozaikëve. U kujdes për mëkëmbjen e fabrikave dhe punishteve të ndryshme. Gjatë 20 vjetëve të administrimit të tij, u prodhuan 81 akte të larta papnore, 1412 letra të mbledhura në dy vëllime, 28 ligjërata dhe 130 biseda me rëndësi historike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Korrik 1444, Sulltani pranoi vasalitetin e Brankoviçit të Serbisë për ti pasur duart e lira që të sulmonte Skënderbeun
-
12 Korrik 1577, populli i Himarës kërkon ndihmën e Papës për të rindërtuar faltoret dhe për tu armatosur kundër osmanëve
-
12 Korrik 1822, Grigori i IV, apo Dhimitër Gjika hipën në fronin e Vllahisë për të sunduar për 6 vjet
-
12 Korrik 1874, lindi kleriku erudit At Shtjefën Gjeçovi, një jetë e tërë e shkrirë për atdhe e fe
-
12 Korrik 1912, lindi në Boboshticë akademiku Sotir Kuneshka