Më 20 Maj 1923, populli i Elbasanit përcolli me nderime të mëdha në banesën e fundit, Muç Shqiptarin. Ai ishte njeri i thjeshtë, që nuk kishte bërë asgjë të jashtëzakonshme. Mësoi shkrim e këndim shqip, kur pushtuesit osmanë e kishin ndaluar këtë. Dyqanin që kishte tek porta e kalasë, e ktheu në shkollë, në sallë leximi dhe në bazë, për komitet që vinin në qytet. Shkonte në Manastir, e në vend të mallrave, sillte libra dhe gazeta në gjuhën shqipe dhe i shpërndante shpesh pa para, duke shkrirë kështu, gjithë pasurinë e vet. Ndihmoi në ngritjen e Shkollës Normale, për ngritjen e flamurit kombëtar, më 28 nëntor 1912 dhe e ktheu në festë të të gjithë qytetit, ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Mars 1373, përfundoi qëndisja e veprës “Epitafi i Gllavenicës”
-
22 Mars, shënohet sot dita ndërkombëtare kundër diskriminimit
-
22 Mars 1992, zgjedhjet e dyta pluraliste në Shqipëri i fitoi Partia Demokratike
-
22 Mars 1932, u nda nga jeta korifeu gjerman Johan Volfgang Gëte
-
22 Mars 1895, u shfaq në Paris filmi i parë në botë, pas 10 vitesh kjo ndodhi në Shqipëri
