Më 20 Janar 1925, u shua Kadri Prishtina, ose siç ka hyrë në histori Hoxhë Kadriu, jurist e burrë shteti, atdhetar e luftëtar për liri e demokraci. Lindi në Prishtinë, më 1878. U diplomua në Stamboll për drejtësi dhe pedagogji. Që student u angazhua në lëvizjen patriotike dhe u burgos nga qeveria osmane. Ishte një ndër krijuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, u zgjodh Ministër i Drejtësisë dhe më pas Nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Si kundërshtar i Ahmet Zogut, u detyrua të emigrojë në Austri. Pas kthimit, botoi në Shkodër revistën “Udha e së vërtetës”. Ai u mor me avokati, duke u bërë ndër themelonjësit e jurisprudencës shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 dhjetor 1940, vdiq ne Shkoder Gjergj Fishta.
-
30 Dhjetor 1903, lindi Odhise Paskali, babai i skulpturës Shqiptare
-
30 Dhjetor 1912, u shua Gjergj Qiriazi, rilindas i madh, publicist e pedagog
-
30 Dhjetor 1921, u krijua Kryqi i Kuq Shqiptar
-
30 Dhjetor 1985, u shua Theofan Papa, studiues i shquar i kulturës sonë mesjetare

