Në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, më 1 Mars 1944, u mblodh Kuvendi i Lezhës, që hodhi themelet e bashkimit të shqiptarëve në luftën për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë jo vetëm të trojeve shqiptare, por edhe të civilizimit europian. Atje zë fill edhe shteti i Skënderbeut. Në Kuvendin e Lezhës morën pjesëdukagjinasit; muzkët; topiat; spanët; balshajt; dushmanët e Polatit; Lek Zaharia; Arianiti dhe Princat e Malit të Zi. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në fjalën e tij të hapjes, u kujtoi pjesëmarrësve të kaluarën e lavdishme të vendit dhe rrezikun që i kërcënonte. Ai e vuri theksin në rëndësinë dhe besimin që kishte të forca e bashkimit. Kuvendin krijoi Lidhjen e Lezhës dhe zgjodhi Gjergj Kastriotin, komandant të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Shkurt 1802, lindi klasiku francez Viktor Hygo
-
26 Shkurt 1823, u nda nga jeta Vinçens Dorsa, studiues arbëresh
-
26 Shkurt 1917, u stampua pulla e parë postare shqiptare
-
26 Shkurt 1918, protestë e Shqipërisë së mesme për Austro-Hungarinë
-
26 Shkurt 1919, mbërriti në Shqipëri ndihma e parë e Kryqit të Kuq




