Në Leçe të Italisë, në një familje të varfër arbëreshe, më 2 Janar 1889, u lind një nga figurat më të shquara të kulturës sonë Tito Skipo, këngëtar me famë botërore dhe artist i skenës dhe ekranit. Ai nuk e mohoi kurrë origjinën dhe gjakun e tij shqiptar dhe në vitin 1959, vizitoi Shqipërinë, tokën e të parëve të tij të lashtë. Mësimet e para Tito Skipo i kreu në vendlindje. Bashkëkombasit e ndihmuan të shkojë në Milano, ku vazhdoi studimet për kanto dhe u bë një nga yjet e “La Skalës” së famshme. Ai interpretoi rolet kryesore në operat më të dëgjuara si “Traviata”, “Somnambul”, “Berberi i Seviljes”, “Don Paskuale”, “Eliksiri i dashurisë”. Ai luajti me sukses në disa filma që shfaqen edhe në ekranet tona si: “Tre zotërinjtë me frak”, më pas në kinema “Nacional” ata admiruan zërin dhe talentin e tij në filmin “Kush është më i lumtur se unë”, “Toka e zjarrtë”, etj. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri në 1959, Tito Skipo mori pjesë në disa veprimtari artistike, kulturore dhe sportive.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Korrik 1273, Durrësi u godit nga një tërmet i fuqishëm apokaliptik
-
14 Korrik 1775, vdiq Mehmet Pashë Bushatlliu i Shkodrës
-
14 Korrik 1868, lindi në Akra të Turqisë skulptori, poeti dhe patrioti i Rilindjes sonë Kombëtare, Murat Toptani
-
14 Korrik 1908, Lumo Skëndo, botoi numërin e parë të gazetës “Liria”
-
14 Korrik 1925, vdiq i helmuar nga agjentët serbë Mehmet Konjuhi, luftëtar dhe prijës ushtarak i Kosovës