Ambasadorët e huaj, të akredituar pranë Qeverisë Mbretërore dhe anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar, në mbledhjen e përbashkët, që u mbajt më 2 Gusht 1914, pasi analizuan gjëndjen ndërkombëtare dhe situatën e brendëshme të vendit, arritën në përfundimin se mbreti Vilhelm Vidi, duhej të largohej nga Shqipëria. Në të njëjtën kohë edhe oficerët hollandezë, që ishin komanduar për organizimin dhe drejtimin e xhandarmërisë kombëtare, morën urdhër për kthimin në Atdhe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Korrik 1467, kronika venedikase përshkruan dështimin e turpshëm të Sulltanit me 100 mije ushtarë, për të thyer Krujën
-
13 Korrik 1683, Veziri shqiptar Karamahmut Qypërliu pagoi me kokë vonesën e urdhërit për të sulmuar Vjenën
-
13 Korrik 1878, përfundoi Kongresi i Berlinit, me konkluzione fatale për të drejtat e popullit shqiptar
-
13 Korrik 1880, në një betejë heroike të Hodo Sokolit ushtritë malazese u tërrhoqën nga pushtimi i Hotit dhe Grudës
-
13 Korrik 1920, lindi në Tiranë mësuesja e nderuar Evanthi Ciko