Artistja e shquar e skenës dhe e ekranit shqiptar, Marie Logoreci, “Artiste e Popullit” ndërroi jetë, më 19 Qershor 1988. Ajo u lind në Shkodër, në një familje të kulturuar dhe atdhetare. Edhe arsimin në vendlindje e mori, atje hodhi dhe hapat e parë në skenë, atje u lidh dhe me Luftën Nacionalçlirimtare. Pas vendosjes në Tiranë, u bë një ndër bashkëpunëtoret e para të mikrofont shqiptar, ishte këngëtare, por luante edhe me trupën teatrore. Atje, regjizori Pandi Stillu, zbuloi talentin dramatik dhe e tërhoqi në Teatrin Popullor. Rolin e parë në skenë, e luajti në vitin 1947, që u pasua nga 50 role të tjera, njëri më i spikatur se tjetri. Që në fillimet e veta, ajo u shfaq si një artiste e formuar dhe me një diapazon të gjërë interpretues. Për vite të tëra, mbarti peshën kryesore në rolet e para të pjesëve shqiptare dhe të huaja. Origjinaie plot vulinet, mjeshtre e shfaqjes së vrullit dhe njëherësh e përmbajtjes së shpirtit dhe të ndjenjave të gruas dhe nënës shqiptare. Logoreci e bëri Loken, e Ndrek Lucës, një figurë të pavdekshme, tragjike dhe madhështore, një monument shekullor të gruas shqiptare. Ajo, po me atë pasion luajti në tragjeditë e Shekspirit, dramat e Çehovit dhe komeditë e Molierit, me po atë pasion dhe përkushtim, interpretoi në skenë por dhe në ekran, në mikrofon dhe në television. Kështu ajo, me talentin e saj të papërsëritshëm, mbetet midis nesh e gjallë ndër të gjallët. Me rolet e saj, “Artistja e Popullit” ka hyrë dhe zë një vend nderi, në panteonin e artit shqiptar, si pjesë e indentitetit tonë kombëtar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Shtator 1204, Venediku i shkëputi Arbrit, krahinat më strategjke e tokat më të mira
-
18 Shtator 1415, sistemi doganor i Kastriotëve dëshmohet nga një kronikë e kohës
-
18 Shtator 1803, qeveritari francez i Korfuzit raporton; Ali Pasha me diplomaci të hollë ka plane ambicioze
-
18 Shtator 1835, Veziri i Madh i Perandorisë vjen në Shkodër për të shtypur kryengritjen
-
18 Shtator 1921, trupat serbe dhe forcat e Esat Toptanit bombarduan fshatra shqiptare; 2 muaj luftime të ashpra