Më 19 Korrik të vitit 1910, u lind shkrimtari dhe gazetari i njohur i viteve 30- të, Anton Logoreci. Redaktor apo bashkëpunëtor i disa fletoreve, si “Ylliria”, “Minerva”, “Drita”, etj. Pushtimi fashist i Shqipërisë, e gjeti në Londër dhe kur filloi transmetimi i emisioneve të BBC-së, në gjuhën shqipe, ai për shumë vite drejtoi Seksionin për Europën Lindore dhe Shqipërinë. Ka botuar artikuj dhe studime në shtypin europian, në revistën “Shejzat”, që delte në Romë, si dhe librin politiko-analitik “Shqiptarët”. Vdiq në Londër, më 1990.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Shkurt 1802, lindi klasiku francez Viktor Hygo
-
26 Shkurt 1823, u nda nga jeta Vinçens Dorsa, studiues arbëresh
-
26 Shkurt 1917, u stampua pulla e parë postare shqiptare
-
26 Shkurt 1918, protestë e Shqipërisë së mesme për Austro-Hungarinë
-
26 Shkurt 1919, mbërriti në Shqipëri ndihma e parë e Kryqit të Kuq



