Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Gusht 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dërgoi trupat shqiptare kundër perandorisë Austro-Hungareze

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në mbledhjen e datës 19 Gusht 1878, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parisë së krahinave të Kosovës, Tetovës, Dibrës dhe disa qytetevetë tjera të Maqedonisë, vendosi moszbatimin e urdhërit të sulltanit, për të dërguar trupa shqiptare, kundër perandorisë Austro-Hungareze. Shumica e përfaqësuesve, e quajtën pjesëmarrjen në luftë kundër Austro-Hungarisë, një aventurë ushtarake, që do të anemizonte edhe më shumë Shqipërinë. Kjo padyshim ishte një fitore ndaj politikës së Portës së Madhe, për ta shfrytëzuar lëvizjen shqiptare në dobi të politikës së vet.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version