Më 18 Qershor 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, miratoi një seri vendimesh, që u përfshinë në atë që u quajt “Kararnamen” apo “Libër i vendimeve”. Ato u caktonin si detyrë degëve krahinore të Lidhjes, të organizonin dhe të mbanin secila, reparte ushtarake vendore dhe të siguronin qetësinë dhe rregullin. Njëkohësisht, u shpall një “besë” e përgjithshme dhe ndalimi i të gjitha gjaqeve. Kundër atyre, që do të shkelnin “besën” dhe do të praktikonin gjakmarrjen, parashikoheshin dënime të rrepta. Në “Librin e vendimeve”, është përfshirë edhe “Urdhëresa e Lidhjes Shqiptare për organizimin e administratës dhe të ushtrisë”. Pjesa e parë e saj, përmban 19 nene mbi krijimin dhe funksionimin e administratës. Me këtë akt, Lidhja praktikisht merrte mbi vete funksionet e një qeverie. Pjesa e dytë e urdhëresës, ka vetëm 8 nene dhe bën fjalë për organizimin e ushtrisë dhe vendosjen apo dislokimin e saj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Mars 1578, Onufri pikturoi kishën në kalanë e Beratit
-
5 Mars 1905, lindi boksieri i famshëm shqiptar Rafail Dishnica
-
5 Mars 1908, çeta e Çerçiz Topullit bëri luftë të rreptë në Mashkullorë
-
5 Mars 1919, gazeta “Dielli” shkruan: shpresat e Shqipërisë mbeten vetëm tek Amerika
-
5 Mars 1927, u formua kabineti i Ahmet Zogut


