Në vitin 1268, u ndërtua Manastiri i Apollonisë, afër Fierit të sotëm, që së bashku me kishën e tij, përbën një asambël madhështor të arkitekturës mesjetare shqiptare. Ai është vazhdimi i zhvillimit të kulturës së lashtë të Apollonisë, një dëshmi e frymës krijuese të popullit shqiptar dhe të të parëve të tij të lashtë, që ndër shekuj e mijëvjeçarë, kanë banuar në këto troje, duke lënë gjurmë të pashlyeshme dhe duke pasuruar thesarin e kulturës së tyre dhe atë botërore. Në Manastirin e Apollonisë, edhe pas kaq shekujsh, ruhen vlera të shumta artistike, që të emocionojnë dhe të ngjallin krenari kombëtare. Ikonat e shumta, pikturat murore të papërsëritshme, objekte kulti të punuara në dru dhe metal me art dhe shije të hollë, të gjitha së bashku, pasqyrojnë zhvillimin e madh të arteve të bukura në trojet arbërore të asaj kohe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Shtator 1204, Venediku i shkëputi Arbrit, krahinat më strategjke e tokat më të mira
-
18 Shtator 1415, sistemi doganor i Kastriotëve dëshmohet nga një kronikë e kohës
-
18 Shtator 1803, qeveritari francez i Korfuzit raporton; Ali Pasha me diplomaci të hollë ka plane ambicioze
-
18 Shtator 1835, Veziri i Madh i Perandorisë vjen në Shkodër për të shtypur kryengritjen
-
18 Shtator 1921, trupat serbe dhe forcat e Esat Toptanit bombarduan fshatra shqiptare; 2 muaj luftime të ashpra