Më 18 Korrik 1999, u nda nga bota e madhe e artit, veterani i skenës dhe i ekranit shqiptar, Pandi Raidhi. 200 role në teatër dhe 36 në kinematografi, gjatë 45-vjetëve të karrjerës artistike, e bëjnë artistin korçar, një ndër figurat më të shquara dhe më të dashura të artit skenik dhe kinematografik shqiptar. Pandi Raidhi, është një ndër 10 artistët, që themeluan teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës dhe një ndër heronjtë kryesorë të filmit të parë artistik shqiptar “Tana”. Ai është skalitës i figurave dhe karaktereve artistike, që kanë mbetur të gjalla në kujtesën e shikuesve. Për talentin dhe ndihmesën, që dha në zhvillimet skenike dhe kinematografike, ai është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Talenti i tij është evidentuar dhe vlerësuar lart edhe në botën jashtme, nga Instituti Amerikan i Biografive dhe Oëndra Biografike të Kembrixhit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj


