Më 18 Korrik 1999, në Festivalin Ndërkombëtar Multikulturor, që u zhvillua në Milano të Italisë, u organizua “Dita e Shqipërisë”. Në këtë ngjarje morën pjesë shumë mërgimtarë shqiptarë, si dhe piktori i shquar lbrahim Kodra. Publikut iu prezantuan botime të shumta shqiptare, në gjuhën shqipe dhe të huaj, piktura të Ibrahim Kodrës dhe Jentulla Halitit, fotografi e video me pamje nga Shqipëria dhe këngë popullore. Në këtë rast, u dha dhe koncert me këngë popullore përmetare, të interpretuara nga vëllezërit Lela.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Prill 1922 u lind Ndrek Shkjezi.
-
4 Prill 1460, Skënderbeu i shkon në ndihmë aleatit të tij Alfons të Napolit
-
4 Prill 1937, gazetat e Tiranës ngrenë çështjen e punës me plane afatgjata
-
4 Prill 1937, u botua lista e parë me emra shqiptarë për djem e vajza, e përpiluar nga patrioti Baba Ali Tomorri
-
4 Prill 1939, takime intensive të kontit Çiano për pushtimin e Shqipërisë


