Nën presionin e luftës së armatosur të kryengritësve shqiptarë, më 18 Gusht 1912, qeveria turke i pranoi publikisht kërkesat e parashtruara prej tyre, në memorandumin e Hasan Prishtinës. Në programin prej 14 pikash, kërkohej që nepunësit që do të emëroheshin në Shqipëri, të dinin gjuhën shqipe dhe të njihnin zakonet e vendit; shërbimi ushtarak i rekrutave shqiptarë të kryhej vetëm në Shqipëri dhe Maqedoni; t’u jepeshin armët shqiptarëve; të hapeshin në katër vilajetet shqiptare, të Kosovës, Manastirit, Shkodrës dhe Janinës, shkolla të të gjitha shkallëve në gjuhën shqipe, të shpallej amnistia e përgjithshme dhe të merreshin një varg masash për zhvillimin ekonomik të vendit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”

