Më 17 Janar 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë, agjentët e shërbimit të fshehtë jugosllav vranë mizorisht luftëtarët kosovarë të lirisë: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Ata punonin në ilegalitet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; ndihmonin shtypin ilegal të diasporës, sidomos fletoret “Bashkimi” dhe “Zëri i Kosovës”, ku botonin dhe shkrimet e tyre. Për nder të tyre Parlamenti i Kosovës ka emërtuar Çmimin ‘Jusuf Gërvalla-Kadri Zeka”, që jepet çdo vit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Mars 1848, sot është dita kombëtare e Hungarisë mike
-
15 Mars 1875, lindi Faik Konica, një nga figurat më të ndritura të kulturës dhe diplomacisë shqiptare
-
15 Mars u formua dhe doli në mal çeta e Bajo Topullit
-
15 Mars 1912, lindi Mit’hat Arianiti, gazetar
-
15 Mars 1925, Presidenti shqiptar Ahmet Zogu dekretoi ligjin për formimin e Bankës Kombëtare




