Profesor Qazim Turdiu, studjues dhe pedagog i shkencave matematikore, u lind më 16 Qershor 1917. U diplomua për matematikë dhe fizikë në Universitetin e Montpeliesë në Francë. Pas kthimit në Atdhe, dha mësim në gjimnazin e Tiranës dhe më pas, në atë të Shkodrës. Ishte ndër pedagogët e parë të Institutit Pedagogjik 2-vjeçar, që u hap pas çlirimit dhe me rigritjen e Institutit të Lartë Pedagogjik 4- vjeçar, dha leksione dhe drejtoi katedrat e matematikës në të dy institucionet e larta arsimore. Profesor Turdiu, ishte ndër pedagogët e parë të Universitetit të Tiranës, shef i katedrës së matematikës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe lektor i matematikës në fakultetet inxhinjerike. Nga pena e tij kanë dalë, mbi 30 tekste shkollore, metodika dhe punime shkencore, pa përmendur artikujt dhe referatet e shumtë. Ai është ndër të parët, që u atestua nga Qeveria Shqiptare me gradën “Kandidat i Shkencave”, “Docent” dhe në vitin 1970, iu dha titulli “Profesor” dhe “Mësues i Popullit”. Pas vitit 1981, shkencëtari i nderuar, i nënshtrohet persekutimeve personale dhe familjare. Vdiq në Tiranë, pas lirimit nga internimi, në vitin 1989.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Korrik 1918, At Fan Noli pjesë e festës kombëtare të Shba-së
-
4 Korrik 1923, shqiptarët e Bostonit performojnë “Otello” të sjellë në shqip prej Nolit
-
4 Korrik 1920, u vendos krijimi i prefekturës me qëndër në Peshkopi
-
4 Korrik 1959, u ngrit qëndra lokale për transmetimin e emisioneve radiofonike në Kukës
-
4 Korrik 1962, lindi aktorja Anisa Markarian