Këngëtarja Pavlina Nika, u lind në Korçë, më 16 Maj 1931. Ishte vetëm 14 vjeç, kur u përfshi në grupin amator të Radio-Korçës dhe përcolli për dëgjuesit serenatat e famshme, këngët qytetare por edhe këngët popullore qytetare. Në vitin 1950, u emërua në Ansamblin e Ushtrisë dhe veç skenës së Estradës së Ushtrisë, këndoi edhe në mikrofonin e Radio-Tiranës. Kalimi në Estradën e Shtetit, në vitin 1957 dhe bashkëpunimi me këngëtaren e talentuar Anita Take, e bënë më të njohur. Ato u duartrokitën në të gjitha skenat e vendit por edhe jashtë kufijve shtetëror. Shumë prej tyre, janë regjistruar dhe ruhen në fondin e artë të Radio-Tiranës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Shkurt 272, lindi në Nish të Kosovës Kostandini i Madh, Perandor i Romës
-
28 Shkurt 1208, Papa Inocenti i III i shkruan princit Dhimitër të Arbërit
-
28 Shkurt 1907, lindi ushtaraku Irfan Peshtani
-
28 Shkurt 1917, lindi Dr. Medar Shtylla
-
28 Shkurt 1925, kur linjat e fluturimit lidhnin Shkodrën, Korçën dhe Vlorën me Tiranën
