Onufër Qiprioti, një nga piktorët tanë më të shquar mesjetar, në vitin 1622 dekoroi kishën e Vllaho Goranxisë, monument i rëndësishëm i kulturës sonë. Qiprioti ka lindur në Berat dhe ka jetuar dhe krijuar në trevat shqiptare, në shekujt XVI-XVII. Ka lënë shumë afreske dhe ikona të një tematike të pasur, me një kolorit të veçantë dhe kombinim ngjyrash të përsosur. Krijimtaria e Onufër Qipriotit, i përket të njëjtës shkollë të mësuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Onufrit dhe Nikollës. Të tre ata, përbëjnë bërthamën e shkollës beratase të pikturës mesjetare, të cilën e themeloi dhe i dha tonin artistik, mjeshtri më i shquar i pikturës sonë mesjetare, Onufri.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Qershor 1689, pleqësia e qytetit të Beratit, angazhohet për të ndihmuar luftëtarët shqiptarë në luftën kundër Perandorisë Osmane
-
14 Qershor 1835, në Grenas u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet turqve dhe kryengritësve shqiptarë
-
14 Qershor 1907, lindi Hajrulla Curri, nipi i Bajram Currit
-
14 Qershor 1932, lindi inxhinieri Virgjil Budo
-
14 Qershor 1928, u hap në Tiranë spitali i parë i kafshëve