Në Gjakovë më 16 Janar 1862, lindi atdhetari dhe demokrati Bajram Curri, udhëheqës për çlirimin e kombit, Hero i Popullit. Ishte një nga organizatorët dhe drejtuesit e Lidhjes së Pejës dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt. Ndihmoi në ngritjen e shkollave e të klubeve shqiptare në Kosovë, mbrojti alfabetin shqip të miratuar në Kongresin e Manastirit, mori pjesë dhe drejtoi “Klubin Bashkimi” të Shkupit. Bajram Curri ishte luftëtar dhe drejtues në të gjitha lëvizjet dhe kryengritjet kundër pushtuesit osman, në kryengritjet e Malësisë së Mbishkodreës, në kryengritjen e përgjithëshmë të armatosur të viteve 1910-1912, etj. U shqua si prijës e komandant në betejat në Qafën e Prushit dhe në Fushëkosovë. Me trimat e tij ai çliroi Shkupin dhe të gjithë vilajetin e Kosovës. Pas vitit 1912, Bajram Curri mbrojti Shtetin Shqiptar nga planet për copëtim dhe luftoi me armë për lirinë e Kosovës. Ai ishte udhëheqësi i “Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës Bajram Curri u zgjodh Anëtar i Këshillit Kombëtar dhe u rendit përkrah forcave demokratike të vendit. Qëndroi përkrah Nolit dhe demokratëve të tjerë në Revolucionin e Qershorit. Bajram Curri u vra nga agjentët e Ahmet Zogut në shpellën e Dragobisë në vitin 1925.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 dhjetor 1954 lindi Karmine Abate.
-
24 Dhjetor 1876, konferenca e 6 fuqive i përfshiu Kaçanikun, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën e Dibrën në një provincë bullgare
-
24 Dhjetor 1917, At Stath Melani; një fat si i Ali Pashë Tepelenës
-
24 Dhjetor 1924 shënohet sot dita e “triumfit të legalitetit”
-
24 Dhjetor 1944, Cane Çalo, (122767) gjashtë numrat e një martiri




