Në Delvinë, më 15 Maj 1937, shpërtheu puçi antizogist i Et’hem Totos, ish ministër
në Qeverinë e Mehdi Frashërit. Kryengritësit shtinë në dorë qytetin dhe liruan të
burgosurit politik. Rreth 60 veta të armatosur, morën pa luftë edhe Gjirokastrën dhe
më pas edhe Tepelenën. Në sulmin kundër Vlorës, u pritën me armë në Qafën e Plloçës
dhe u shpartalluan. Vetë Et’hem Toto, i rrethuar në malin e Gjolikut, vrau veten.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 dhjetor 1940, vdiq ne Shkoder Gjergj Fishta.
-
30 Dhjetor 1903, lindi Odhise Paskali, babai i skulpturës Shqiptare
-
30 Dhjetor 1912, u shua Gjergj Qiriazi, rilindas i madh, publicist e pedagog
-
30 Dhjetor 1921, u krijua Kryqi i Kuq Shqiptar
-
30 Dhjetor 1985, u shua Theofan Papa, studiues i shquar i kulturës sonë mesjetare


