Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Janar 1622, vihet në një skenë shqiptare Molieri

Artisti dhe dramaturgu famëmadh francez, Zhan Baptistë Poklen Molier, i lindur më 15 Janar 1622, ka hyrë në skenën shqiptare, atëherë kur Shqipëria nuk kishte asnjë trupë profesionale. Në vitet 20’, “Shoqëria e Arteve të Bukura”, në Korçë, luajti komedinë e tij “Doktor pa dashka”, me regji të Vasil Antoniut dhe dekor të Vangjush Mios. Po kjo komedi u luajt më 1926 edhe në fshatin Boboshticë të Korçës. “Martesa me përdhunë” ishte një nga pesë shfaqjet e para të trupës së parë profesioniste të ngritur në Tiranë, fill pas çlirimit të kryeqytetit. Pas saj erdhi “Tartufi”, “Borgjezi fisnik”, “Kopraci”, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version