Më 14 Tetor 1450, në kushte të vështira, Gjergj Kastrioti, i propozoi Venedikut, të merrte në dorëzim Krujën, në mënyrë që ajo të mos binte në dorë të osmanëve. Senati i Republikës nuk e pranoi ofertën, që mund të shpinte Venedikun në luftë me Perandorinë Osmane. Kruja u shpëtua nga vetë shqiptarët dhe shumë studiues e konsiderojnë këtë lëvizje të Skënderbeut, si një manovër të hollë diplomatike të Luftëtarit të madh.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Janar 1862, lindi Bajram Curri, tribun i vegjëlisë
-
16 Janar 1910, vdiq në burg patrioti Vasil Negovani
-
16 Janar 1920, letër e Luigj Bumçit për Konferencën e Paqes
-
16 Janar 1947, u lind gazetari dhe publicisti kosovar Hasan Mal Hasani
-
16 Janar 1967, u krijua Estrada e Ushtarit, trupë profesioniste e ushtrisë shqiptare
