Më 14 Gusht 1934, në Fier shpertheu kryengritja e armatosur. Kryengritësit morën qytetin, vranë gjeneralin Gjiroldini. Në mbrëmje, 200 kryengritës u nisen për të çliruar Lushnjën dhe për të marshuar drejt Tiranës. Organizatorët e saj kryesorë ishin, zëvëndës komandanti i xhandarmërisë Musa Kranja, arsimtari Zenel Hekali, nëpunësi Mustafa Kaçaçi, Ali Shefqet Shkupi, Ramiz Dibra, Ali Kosturi, Asim Vokshi, Riza Cerova, etj. Kryengritja u shtyp me egërsi, 53 veta u dënuan me vdekje, prej të cilëve 12, u ekzekutuan, ndërsa 41 të tjerëve, nën presionin e opinionit publik të brëndshëm dhe të jashtëm, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate