Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së teologut të shquar, luftëtarit të vendosur për autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, kryepeshkopit, që drejtoi për shumë vite Kishën Ortodokse Shqiptare, Visarion Xhuvani. Pas përfundimit të Universitetit Teologjik të Athinës dhe mbrojtjes së doktoraturës në Universitetin Teologjik të Kembrixhit, ai dha mësim në Universitetin Teologjik të Athinës, më pas drejtoi Kishën Mbretërore Greke në Sofje dhe shërbeu si Arqimandrit në Rumani. Në atdhe, ishte organizator i Kongresit Kishtar të Beratit dhe të Korçës që shpallën autoqefalinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vdiq në 14 Dhjetor 1965.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Janar 1550, lindi Gjergj Basta, ushtarak austriak me prejardhje shqiptare
-
30 Janar 1811, ikonografi Gjergj Çetiri zbukuron kishën e Shën Pjetrit
-
30 Janar 1880, u shua Zef Jubani, ideolog i Rilindjes Kombëtare
-
30 Janar 1926, lindi kompozitori Tish Daija
-
30 Janar 1931, marrëveshje me Austrinë për heqjen e vizave

