Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Maj 1610, pushtuesit turq grabitën dhe plaçkitën fshatarët e Zadrimës

Në një relacion të Marin Bicit, flitet për sulmin që ndërmorën më 13 Maj 1610, pushtuesit turq dhe bashkë me ta edhe feudalët vendas, për grabitjen dhe plaçkitjen e fshatarëve të Zadrimës. Zadrimorët ishin përgatitur për të mbrojtur vatrat e tyre. Në përleshje, mbetën shumë të vrarë dhe të plagosur. Para epërsisë numerike dhe në armatim, zadrimorët u detyruan të tërhiqeshin. Atëherë Zanuli, Raneza dhe shumë fshatra të tjerë, pasi u plaçkitën dhe u grabitën, pasi përdhunuan vajzat dhe gratë, ju vu flaka.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version