Në Korçë, më 13 Janar 1871, u lind shkrimtari dhe luftëtari i lirisë Mihal Grameno. Qysh i ri emigroi në Rumani, ku u përfshi në lëvizjen politike, si anëtar dhe sekretar i shoqërisë “Drita”. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe luftoi me armë në dorë në çetën e Çerçiz Topullit. Për veprimtarinë e tij u burgos disa herë nga qeveria osmane. Grameno, është një ndër themeluesit e gazetarisë shqiptare të epokës së Rilindjes. Emrin e tij e ndeshim në faqet e shumë veprave dhe fletoreve të kohës, ndërsa gazetat “Lidhja Orthodokse” dhe “Koha”, i botoi dhe drejtoi vetë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Mars 1827, lindi Kostandin Kristoforidhi
-
7 Mars 1887, u hap në Korçë shkolla e parë shqipe
-
7 Mars 1914, Princ Vidi mbërriti në Durrës
-
7 Mars 1919, Turhan Pasha i kërkon ShBA-së të pushtojë trojet e mbertura jashtë Shqpërisë deri në një vendim plebishitar për fatin e tyre
-
7 Mars 1932, lindi shkrimtari Naum Prifti


