Në lzmir të Turqisë, më 13 Gusht 1995, u nda nga jeta mërgimtari patriot Skënder Taniku. Më 1944, mbaroi gjimnazin Sami Frashëri të Prishtinës. Që nxënës u anëtarësua në Komitetin e Rinisë, për mbrojtjen e Kosovës. Pas luftës, familja e tij u vendos në Shkup, ku Skënderi dhe dy vëllezërit e tij, u burgosën dhe u torturuan. Për t’i shpëtuar përndjekjes, pas lirimit, emigruan në Turqi. Atje u lidh me lëvizjen patriotike të mërgimtarëve shqiptare. Ndihmoi për botimin e gazetës “Besa”, qe dilte ne Stamboll si dhe organe të tjera të emigracionit shqiptar, si “Flamuri”, ”Qëndresa”, “Përpjekja kosovare”, etj. Ishte anëtar aktiv i Komitetit Qëndror të “Lidhjes Kosovare”, që zhvillonte veprimtari të shumta për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Për herë të pare vizitoi Shqipërinë në 1993.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Korrik 1273, Durrësi u godit nga një tërmet i fuqishëm apokaliptik
-
14 Korrik 1775, vdiq Mehmet Pashë Bushatlliu i Shkodrës
-
14 Korrik 1868, lindi në Akra të Turqisë skulptori, poeti dhe patrioti i Rilindjes sonë Kombëtare, Murat Toptani
-
14 Korrik 1908, Lumo Skëndo, botoi numërin e parë të gazetës “Liria”
-
14 Korrik 1925, vdiq i helmuar nga agjentët serbë Mehmet Konjuhi, luftëtar dhe prijës ushtarak i Kosovës