Këngëtari i shquar i muzikës popullore shkodrane, Ludovik Ndoj Gjergji apo Bik Ndoja, siç njihet ne publik, u lind në Shkodër, më 13 Gusht 1925. Për herë të pare, ai këndoi në një dasëm familjare, i shoqëruar nga një orkestrinë popullore, që jane aq të shumtë në Shkodër. Që atëhere, me zërin e tij të veçantë, u bë i njohur jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë skenat e Shqipërisë, madje dhe jashtë vendit. Ai ka interpretuar një numër shumë të madh këngësh popullore, jo vetëm në skenë por edhe në mikrofonin e Radio-Shkodrës dhe Radio-Tiranës, si dhe në ekranin e parë televiziv shqiptar. Për veprimtarinë e tij artistike, në vitin 1969, iu dha titulli i lartë “Artist i Merituar”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Shkurt 1919, Konferenca e Paqes mori në shqyrtim pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë
-
4 Shkurt 1927, lindi humoristi shkodran Tano Banushi
-
4 Shkurt 1937, u krijua një Komision që vlerësonte përshtatshmërinë e botimeve në Shqipëri
-
4 Shkurt 1944, shënohet masakra e Tiranës
-
4 Shkurt 1993, marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë për kulturën


