Në letrën që Senati i Raguzës, i dërgonte guvernatorit të Hungarisë, Janosh Huniadit, më 13 Gusht 1450, përshkruhet rrethimi i parë i Krujës, nga rreth 160 mijë forca osmane, të pajisur me artilerinë më të rëndë të kohës. Kurse në Krujë, sikurse thuhet në letër, “janë vendosur 1500 burra shumë të sprovuar për mbrojtje. Për këtë arsye, besohet se ushtria turke lodhet kot që ta shkatërrojë atë qytet, mbasi brënda ka trima që kanë lidhur besa-besën për të vdekur. Vetë Skëndërbeu, vazhdon letra, nuk është larg shtatoreve turke dhe për ditë e më tepër, i shkakton dëme armikut”. Nga Maji në Tetor, luftuan një grusht shqiptarësh, e gozhduan gjigandin aziatik në Ballkan, duke shpëtuar me gjakun e tyre civilizimin europian.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Mars 1827, lindi Kostandin Kristoforidhi
-
7 Mars 1887, u hap në Korçë shkolla e parë shqipe
-
7 Mars 1914, Princ Vidi mbërriti në Durrës
-
7 Mars 1919, Turhan Pasha i kërkon ShBA-së të pushtojë trojet e mbertura jashtë Shqpërisë deri në një vendim plebishitar për fatin e tyre
-
7 Mars 1932, lindi shkrimtari Naum Prifti

