“Komiteti Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”, i njohur edhe me emrin Komiteti i Stambollit, u formua më 13 Dhjetor 1877. Ai ishte nismëtar edhe organizues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Komiteti udhëhiqej nga Abdyl Frashëri; veprimtarë të shquar të tij ishin edhe Sami Frashëri, Pasho Vasa, Jani Vreto, Zija Prishtina, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Çoku, Mehmet Ali Vrioni e Seid Sarmedin Toptani.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Janar 1734, u themelua në Itali Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit
-
19 Janar 1918, koncert në Sofje i shoqërisë “Dëshira”
-
19 Janar 1926, marrëveshje me Çekosllovakinë
-
19 Janar 1939, lindi Agron Reka, sportist rekordesh e inxhinier
-
19 Janar 1943, përkujtohet poeti arbëresh Luigj Petrosi, publikoi “O e bukura more”

