Në grykën e Postenan-Lehovës, më 12 Prill 1914, u zhvillua një betejë ndërmjet forcave kombëtare shqiptare dhe njësive ushtarake greke, që duke shkelur kufirin e përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit dhe aktet ndërkombëtare dypalëshe, shkaktonin konflikte të armatosura. Kundër këtyre sulmeve pirateske të ushtarakëve grekë, më 14 Prill 1914, me anë të një telegrami, adresuar mbretit Vilhelm Vidi, ankohet edhe Bashkësia Ortodokse e Korçës. Telegrami mban firmën e Dhimogjirondisë dhe mëkëmbësit të Dhespotit të Korçës
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Korrik 1918, At Fan Noli pjesë e festës kombëtare të Shba-së
-
4 Korrik 1923, shqiptarët e Bostonit performojnë “Otello” të sjellë në shqip prej Nolit
-
4 Korrik 1920, u vendos krijimi i prefekturës me qëndër në Peshkopi
-
4 Korrik 1959, u ngrit qëndra lokale për transmetimin e emisioneve radiofonike në Kukës
-
4 Korrik 1962, lindi aktorja Anisa Markarian