Bota magjike e tingujve, sot kremton përvjetorin e lindjes së sopranos së talentuar Gjyzepina Kosturi. Ajo u lind në Shkodër, më 12 Prill 1902, në familjen e njohur të Marubëve. U diplomua në konservatorin “Santa Çeçilja” të Romës. Pas kthimit në Atdhe, dha koncerte dhe bashkëpunoi me mikrofonin e Radio-Tiranës. Ajo është ndër solistët e para të Filarmonisë së Shtetit, soliste e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe interpretuese e rolit të princeshës në operan “Rusalka”, e para vepër operistike e vënë në skenën shqiptare. Më pas, erdhën edhe disa opera të tjera të autorëve klasikë dhe shqiptarë, dhjetra e dhjetra koncerte brënda e jashtë vendit, që i prunë asaj titullin “Artiste e Merituar”. Shumë këngëtarë, që sot këndojnë në skenat tona, por dhe jashtë vendit, e kujtojnë pedagogen e tyre të dashur në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe më pas, në Konservatorin e Tiranës. Brezi i saj ka meritën e madhe, që e ngriti artin e belkantos në nivele botërore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Mars 1821, rol i pa diskutueshëm i shqiptarëve në rebelimin Rumun kundër Perandorisë Osmane
-
21 Mars 1821, lindi në Strugë patrioti Dr. Ibrahim Temo
-
21 Mars 1880, udhëheqësit shqiptarë krijuan në Gjakovë “Lidhjen e re të Prizrenit”
-
21 Mars 1903, u botua në Sofje numri i parë i gazetës “Vetëtima”
-
21 Mars 1903, trupat franceze ulën Flamurin kombëtar në Korçë


