Shoqëria jashtëshkollore e Durrësit, më 12 Maj 1937, dha për publikun dramën patriotike “Detyra e mëmës”, e dramaturgut Foqion Postoli dhe “Gruaja shqiptare”, një dramatizim sipas vargjeve të At Vincens Prendushit. U vlerësua si sukses i veçantë i shfaqjes loja e 10 vajzave durrsake, që për atë kohë ishte një dukuri e jashtëzakonshme. Shtypi dhe kritika artistike vlerësuan gjithashtu kostumet dhe skenografinë e përgatitur nga Sokrat Mio.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Mars 1444, Kuvendi i Lezhës hodhi themelet e bashkimit të Shqiptarëve
-
2 Mars 1914, u kurdis në jug të Shqipërisë e ashtuquajtura “autonomia e Vorio Epirit”
-
2 Mars 1925, u miratua Statuti Themeltar i Republikës së Shqipërisë
-
2 Mars 1925, Ballfon Stamolla vrau në atentat patriotin Luigj Gurakuqi
-
2 Mars 1931, lindi baritoni Ramiz Kovaçi
