Më 12 Korrik 1912, repartet kryengritëse, që veronin në krahinat verilindore të Kosovës, ndërmorën një betejë të përgjakshme kundër forcave osmane. Në të njëjtën kohë në Prishtinë, Novipazar e Vuçitern, u ngrit populli i qyteteve dhe komandanti turk Fadil Pasha, u detyrua të ndërpresë operacionin ndëshkimor. Më 12 Korrik, kryengritësit, rrethuan Gjakovën. Garnizoni turk i qytetit, refuzoi të luftojë kundër shqiptarëve dhe kjo e detyroi komandën të hyjë në bisedime me kryengritësit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.


