Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

11 Shkurt 1920, u likujdua Qeveria e Durrësit

Me vendim të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës, më 11 Shkurt 1920, Këshilli Kombëtar së bashku me Këshillin e Lartë dhe anëtarët e qeverisë hynë në Tiranë, të pritur me entuziazëm nga 15 mijë banorët e kryeqytetit më të ri në Europë. Gjatë muajit Shkurt administratat e pothuaj të gjitha krahinave të Shqipërisë së mësme, që varej nga Qeveria e Durrësit, u bashkuan me qeverinë e Sulejman Delvinës. Kjo bëri të mundur likuidimin e plotë të Qeverisë së Durrësit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version