Ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë, më 11 Qershor 1919, u përfundua marrëveshja për shpërnguljen e turqve nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku, për në Turqi. Qeveria Jugosllave, e shfrytëzoi këtë marrëveshje, për të shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre. Ajo i paguante qeverisë turke 500 florinj, për çdo familje të shpërngulur. Deri më 1937, ishin dëbuar nga vatrat e tyre 100.000 kosovarë. Ndërkohë në tokat e liruara, u vendosën 40.000 kolonë serbë. Kolonizimi i viseve shqiptare, vazhdoi deri në vitin 1940.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Shkurt 1909, u luajt në Dardhë të Korçës drama “Lufta e Trojës”
-
11 Shkurt 1907, u krijua në Rumani dega e shoqërisë “Bashkimi”
-
11 Shkurt 1920, u likujdua Qeveria e Durrësit
-
11 Shkurt 1920, telegram i Luigj Bumçit për Kryeministrin anglez Llojd Xhorxh
-
11 Shkurt 1927, përurimi i dy rrugëve të reja në Shqipëri të mesme



